1. Kerko
  2. Identifikohu
  3. Erdhi koha te perdorni sherbime profesionale!
  1. Suchbegriff
    Suchbereich

    Kerkoni njoftime shitjeje, blerjeje, dhenie me qera etj.

    Kerkoni automjete sipas modelit

    Kerkoni bizneset e ndryshme qe operojne ne tregun shqiptar

    Kerkoni apartamente, shtepi, vila, zyra, dyqane etj.

    Das Lexikon mit ber 250.000 Begriffen, z.B. Mond, Parlament, Schiller

  1. Te Fundit
  2. Nga Vendi
  3. Nga Bota
  4. Sport
  1. Kultura
  2. Teknologji
  3. Mjekesi
  4. Kuzhina
  5. Kolumnet
  1. Real Estate
  2. Libra

  1. Login Form

    Lost Password?
    No account yet? Register

  2. DGM News Ultra
    Drafti për gjyqësorin, KLD, kundër Ministrisë së DrejtësisëDrafti për gjyqësorin, KLD, kundër Ministrisë së Drejtësisë
    Thursday, 26 April 2007||Super Administrator
    Drafti për gjyqësorin, KLD, kundër Ministrisë së Drejtësisë A. Rama 26-04-2007 Komisioni i Ligjeve Debate në komision. Xhafa akuzon zv/ministrin e Drejtësisë, Halimi, se është në konflikt interesi me KLD-në TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë paraqet rezerva të forta për projektligjin e hartuar nga qeveria "Për organizimin e pushtetit gjyqësor". Nëpërmjet një materiali të detajuar të dërguar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, që filloi dje shqyrtimin e këtij projektligji, KLD-ja nënvizon se nuk përmirëson në mënyrë të qartë, procesin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, që është një nga aspektet prioritare. "Ky duhet të ishte një nga aspektet prioritare, ku duhej të ndërhyhej për ta bërë procesin të hapur, profesional, efektiv, transparent dhe më e rëndësishmja, jo monopol i një institucioni, ashtu sikundër duhet të ishin shmangur kualitetet në veprimtarinë e përditshme të strukturave përkatëse",- thuhet në komentet e KLD-së. Sipas KLD-së, e vetmja risi në këtë drejtim është zëvendësimi i fjalës transferim me ulje të detyrë për gjyqtarët, duke bashkuar në këtë mënyrë dispozitat ekzistuese. Po kështu, nuk ka ndryshuar asgjë në procedurat për transferimet e gjyqtarëve. KLD vëren më tej se, drafti i hartuar nga Ministria e Drejtësisë nuk merr në konsideratë ose bie ndesh me disa rregulla që janë pjesë e legjislacionit në fuqi. Në të shumtën e vërejtjeve të KLD-së, theksohet se në mjaft nene të projektligjit të ri, janë përsëritur dispozitat e ligjit në fuqi. "Drafti nuk ka parashikuar ndonjë rregullim specifik lidhur me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, apo për shkak të paaftësisë fizike dhe mendore. Nga praktika e përditshme, këto dy raste konsiderohen problematike, pasi legjislacioni në fuqi nuk parashikon indicet dhe realizimin e procesit të konstatimit të atyre shkaqeve dhe as autoritetin përgjegjës për kryerjen e këtij procesi. Drafti nuk ka parashikuar definicione lidhur me buxhetin gjyqësor, në aspektin e garantimit të pavarësisë institucionale",- vijon më tej, materiali i KLD-së. Ndërkaq, gjatë mbrojtjes së draftit në Komisionin e Ligjeve, zëvendësministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se ai synon rritjen e garancive për një gjyqësor të pavarur, përmirësimin e imazhit dhe forcimin e autoritetit të tij në sytë e qytetarëve, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai shtoi se për mungesë të eficiencës është parashikuar shkrirja e gjykatave ushtarake, pasi ato nuk justifikojnë ekzistencën e tyre, duke shqyrtuar 80-100 çështje në vit. Gjatë diskutimit në parim të draftit, nënkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se zv/ministri Halimi, ishte në konflikt interesi në këtë rast, pasi në vitin 2000 është shkarkuar si anëtar i KLD-së. Por, Halimi tha se vendimi i marrë në atë kohë është shfuqizuar nga Kolegjet e Bashkuara.
    Read more...
    Drafti për gjyqësorin, KLD, kundër Ministrisë së Drejtësisë Drafti për gjyqësorin, KLD, kundër Ministrisë së Drejtësisë

    Mustafaj: Berisha i kërkoi largiminMustafaj: Berisha i kërkoi largimin
    Thursday, 26 April 2007||Super Administrator
    Mustafaj: Berisha i kërkoi largimin Blerina Sinani 26-04-2007 Kryeministri Berisha dhe Besnik Mustafaj Mbrapa - Para Mësohet se Kryeministri e ka argumentuar kërkesën, me vizitën që ministri i Jashtëm kishte parashikuar me Sekretaren e Shtetit, Kondoleza Rais TIRANË- Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga dorëheqja e ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, prapaskenat që kanë shoqëruar këtë akt, vetëm tani kanë nisur të zbardhen. Pas debatit të zhvilluar dy ditë më parë mes Besnik Mustafaj dhe kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit ka pranuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Jashtëm, por i ka kërkuar që ta japë atë në muajin korrik. Burime pranë PD-së bëjnë të ditur për "Shekullin" se, ndonëse Berisha nuk ka qenë kundër faktit që Mustafaj të linte postin e shefit të diplomacisë shqiptare, kryeministri Sali Berisha duket se nuk ka qenë dakord që kjo dorëheqje të bëhej në këto momente. Kjo, sipas burimeve, për faktin se periudha maj-korrik është mjaft e ngjeshur, qoftë në aspektin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë, qoftë dhe në aspektin e axhendës parlamentare të vendit tonë, apo dhe përsa i përket zhvillimeve në rajon, ku vlen të theksohet zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës. Në momentin që Mustafaj ka informuar Kryeministrin se do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm, Berisha duket se i ka kërkuar që të priste të paktën deri në muajin korrik, për ta bërë një gjë të tillë. Këtë kërkesë të tij, Kryeministri e ka argumentuar me disa ngjarje jo pak të rëndësishme për vendin tonë gjatë kësaj periudhe, si vizitën që ministri i Jashtëm kishte parashikuar me Sekretaren e Shtetit, Kondoleza Rais në fillim të muajit maj, vizitën e Presidentit të SHBA-së, Xhorxh Bush, në 10 qershor, zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës, apo dhe zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të vendit. Duhet thënë se, përsa i përket vizitës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se lajmi u përhap vetëm një ditë më parë, si Berisha ashtu edhe Mustafaj ishin në dijeni të plotë. Në këtë kuadër, duket se në gjykimin e kryeministrit Berisha, muaji korrik do të ishte një muaj i përshtatshëm që Mustafaj të largohej nga qeveria përmes dorëheqjes dhe që largimi i tij të mos sillte pasoja, qoftë për politikën e jashtme të Shqipërisë, qoftë dhe për vetë mazhorancën dhe koalicionin e djathtë qeverisës. Por, vetë realiteti e tregoi se, Besnik Mustafaj nuk e ka pranuar "paktin" që i ka ofruar Berisha. Duke pasur parasysh se debati me Berishën rreth dy ditë më parë ka qenë mjaft i ashpër, ashtu si dhe kritikat që Kryeministri i ka bërë atij për ushtrimin e detyrës si ministër i Jashtëm, Besnik Mustafaj i tha jo kërkesës për të qëndruar në krye të ministrisë deri në korrik, periudhë kjo që mund të përkonte me një situatë tjetër politike në vendin tonë, apo edhe me zgjedhje të parakohshme. Në rast se do të ishte kjo e fundit, e cila mbetet një opsion i vlefshëm, deri në momentin që mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur konsensus për zgjedhjen e Presidentit, atëherë dorëheqja e Mustafajit do të ishte thjesht një mundësi, apo një "sekret" mes Berishës dhe atij. Marre nga www.shekulli.com.al
    Read more...
     Pensionet, skema e re e përfituesve Pensionet, skema e re e përfituesve
    Sunday, 22 April 2007||neri
    Akademiku Fadil Kepi sqaron hapat qw duhet tw ndiqen për përfitimin e pensionit të pleqësisë, për të gjitha profesionet
    Read more...
    Example News Item 1Example News Item 1
    Wednesday, 07 July 2004||Super Administrator
    Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet clita kasd gubergren, no sea takimata sanctus est Lorem ipsum dolor sit amet. Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum.
    Read more...
    All in section/category...

    Warning: modules_html::include(/home/albinfo1/public_html/albinformacion.com/modules/mod_roklatest.php) [modules-html.include]: failed to open stream: No such file or directory in /home/albinfo1/public_html/albinformacion.com/includes/frontend.html.php on line 315

    Warning: modules_html::include() [function.include]: Failed opening '/home/albinfo1/public_html/albinformacion.com/modules/mod_roklatest.php' for inclusion (include_path='.:/usr/lib/php:/usr/local/lib/php') in /home/albinfo1/public_html/albinformacion.com/includes/frontend.html.php on line 315

Biografi

Rajmonda BulkuRajmonda Bulku
Artistja e skenes dhe kinematografise shqiptare Rajmonda Bulku: "Njeriu rritet duke dashur-uar" Takimi me aktoren e skenes dhe kinematografise shqiptare, Rajmonda Bulkun, nuk mund te ...
Lexo me shume...